COVID-19/ Kina rishikon shifrat, raporton rreth 1300 viktima në 24 orët e fundit

Numri i vdekjeve në Kinë ishte i qëndrueshëm në rreth 3300 për javë me radhë – deri sot, kur u rrit në më shumë 4600, raporton BBC.

Siç raporton BBC, qyteti Wuhan, ku filloi shpërthimi i COVID-19, ka mgritur numrin e vdekjeve të tij me 50% – saktesisht me 1.290 raste – duke ia atribuar atij raportimit të azhurnuar, si edhe llogaritjes së numrit të personave që kanë vdekur jashtë spitaleve.

Gjithashtu, janë raportuar të premten nga Kina edhe 351 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Ndërkohë, deri më tani në total në Kinë regjistrohen 82 692 të infektuar me koronavirus dhe 4632 viktima.

Ashtu siç janë ngritur dyshime edhe më parë nga ekspertët, edhe BBC ngre pikëpyetje se Kina mund të ketë fshehur numrin e vërtetë të viktimave nga COVID-19.

5892c430 F176 4957 B914 0a3c50091df2

Back to top button
LAJMET E FUNDIT