VIDEO / Në stacionet e urbanëve në Tiranë: Nuk frikna hiç, jemi rrit me bio

Në një kohë kur qeveria shpalli marrjen e masave shtesë për shkak të 10 rasteve me koronavirus që janë konfirmuar në vendin tonë, një nga çështjet më shqetësuese është dhe udhëtimi në mjetet e transportit urban.
Pavarësisht se janë të njohur me rrezikshmërinë që paraqet kjo, një pjesë e qytetarëve shprehen se nuk kanë frikë, të tjerë thonë që nuk kanë alternativë të lëvizjes dhe nuk kanë mundësi financiare as të blejnë maska, çmimet e të cilave janë rritur në ditët e fundit.
“Jo s’kemi frikë hiç, jemi malsor ne nuk frikna, na jemi rrit me ushqime bio, dhe ne nuk frikna hiç”, thotë një e moshuar.
“Vijmë nga Skrapari, që atje vetëm derrat jetojnë, po mbaroi tërë Tirana, atëherë dhe ne atje do në zëjë, unë kalimtar jam këtu, sot iki për në Skrapar”, thotë një tjetër qytetar.
“Nuk kam frikë fare për në autobus, maska do lekë, do thuash ti pak lekë, po ne jemi ku thërret qameti. Jemi pa punë, vetëm në një muaj harxhoj 300 mijë lekë ilaçe, kemp nuk më japim, më mirë të më marrë koronavirusi, sesa të jetoj këtu. Nuk shoh dritë jeshile, kushtet në autobuse si në kohën e ku thërret qametit, hajdutët të fusin duart në xhep, i rjepin njerëzit”, është ajo që thotë një tjetër.
Ka të tjerë që e kanë me Ramën:
“Nuk kam frikë që të udhëtoj në autobus, se koronavirusi është vetë kryeministri, kaq di me thënë, kaq them”.