“Nuk do ketë kush të na varrosë e jo më të na qajë…”! Rama: Kjo është luftë, mos harroni
“Të gjithë u kapën gafil. Askush nuk dinte asgjë për këtë armik. Erdhi si një rrufe në qiell të hapur”. Kështu e nisi deklaratën e tij për shtyp të orës 19.00, kryeministri Rama, ndërsa shtoi se është një luftë botërore, ku secili lufton më vete dhe të gjithë kanë me vete vetëm zotin.
Kryeministri Rama iu referua zonës së Bergamos teksa tha se nuk do ketë kush të na varrosë e jo më kush të na qajë, nëse nuk respektojmë masat shtrënguese.
Sipas Ramës, Shqipëria është më e dobët se SHBA, Gjermania, apo Francë, por vepruam më shpejt me masat. Territori i kësaj lufte nuk është toa, por trupi I njeriut, duke e bërë më të ashpër nëse shkelim rregullat.
“Fjalët e sheqerosura për rreziqet që na kanosen sot janë një tradhëti që nuk duhet të prisni nga unë. Shikoni çfarë po ndodh në vende shumë më të zhvilluara se ne. Shtete me fuqi u kapën të papërgatitur nga agresioni i një virusi të panjohur. U gjetën pa shtretër, pa maska deri tek numra të pamjaftueshëm mjekësh. Për çudinë më të madhe të kësaj bote, si Shqipëria si Amerika gjendjen si një anije në det të hapur. Ata që kemi më afër duhet t’i mbajmë sa më larg. Kjo është e para luftë që kazerma është shtëpi. Kjo është një luftë ku si ushtria amerikane dhe ajo shqiptare kanë një forcë goditëse zero. Motra dhe vëllezër ndajeni mendjen se jemi vetëm. O luftojmë bashkë, ose biem në një humbnerë dhe s’do ketë kush të na varrosë e jo më të na qajë” – tha Rama.
Duke kërkuar ndjesë, Rama lëshoi një tjetër lutje për të qëndruar në shtëpi.