Ditë historike për sportin shqiptar/ Gega dhe Smajlaj shpallen kampionë Ballkani (VIDEO)

Një ditë historike për sportin shqiptar mund të quhet kjo e sotmja, pasi dy atlete janë shpallur kampionë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.
Mësohet se Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3 mijë metrave, ndërsa Izmir Smajlaj është shpallur kampion në kërcënim së gjati.
Luiza Gega siguroi vendin e parë me kohën 9 minuta e 6 sekonda. Stambolli duket se i sjell fat atletes shqiptare, pasi edhe një vit më parë Gega mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave.
Ndërkohë Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT