“Endri Fuga është arratisur?”/ Berisha: E thirrën për restorantin dhe ia mbathi

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në daljen e tij nga SPAK-u ka bërë një deklaratë duke ngritur pikëpyetje se Endri Fuga është arratisur.

Sipas Berishës, ai është thirrur për restorantin e tij dhe ia ka mbathur.

“Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës, që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga?

Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit?

A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi.

Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë?

Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga.

Më 4 mars, pra, deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë”, tha Berisha./ CNA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT