Rama ironizon Metën: Vojo Amerikani çoi letra që të mos hapen negociatat

Kryeministri Edi Rama përjashton kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme këtë vit.
Gjatë fjalës në Kuvend nuk mundi të mos komentonte me ironi presidentin Ilir Meta me pjesëmarrjen e tij në manifestimin e 2 marsit.
“Ka mbetur qeveria e krimit dhe Vojo Amerikani që ka marrë përsipër të kthejë të gjithë nga Amerika e Gjermania dhe të rimarrë fatet në dorë duke puthur pa leje flamurin amerikan. Ne udhëheqim do vazhdojmë të udhëheqim dhe bilancin do ta bëjmë kur të vijë dita vitin e ardhshëm” u shpreh Rama.
Rama akuzoi presidentin Ilir Meta se po lobon kundër çeljes së negociatave
“Figura që çon letra për të lobuar për hapjen e negociatave dhe lobon për të mos çelur negociatat”
Rama shprehte i bindur se eshte vetem ai shpetimi i popullit.
“I gjithë fronti fizikisht apo virtualisht bashkë i kundërshtarëve apo kritikëve tanë kanë dështuar dhe dështoi jo sepse ne kemi bërë gjithçka si duhet por jeni pa lidhje, nuk keni asnjë lidhje, jeni një pjesë e popullit pa lidhje fare fare.
Nuk kam vetëm me ju por me të gjithë ju që më dëgjoni nga ekrani jeni komplet pa lidhje se nuk e ndjeni këtë popull dhe fare fare se çfarë do në të vërtetë ky vend dhe këta njerëz.. kjo është arsyeja pse njerëzit që kanë shumë kritika ndaj nesh”