Tirana dhe fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira

Javët e nxehta do të mbeten pas dhe temperaturat do nisin të bien duke nisur nga sot në shkallë vendi.
Ditën e shtunë (22 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare por kalimtare.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve.
Temperaturat më të larta do i regjistrojnë Tirana dhe Fieri me 37 gradë Celcius, kurse mesatarisht në qytetet e tjera do variojë nga 33-36 gradë
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

