Pse OFL nuk merret me politikanët? Ja si përgjigjet Kryeministri

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që pyesin se përse OFL nuk merret me politikanë apo gjykatës.

Kreu i qeverisë u shpreh se operacioni Forca e Ligjit është një operacion policor që ka synim subjektet që janë dënuar dhe e kanë kryer procesin gjyqësor.

“Sqaroj se OFL ka objekt të ofensivës së vet persona që e kanë kryer procesin gjyqësor. Pra persona të dënuar, ndërkohë që politikanët dhe gjykatësit, apo prokurorët janë subjekt i deklarimit të pasurive prej vitesh dhe i takon drejtësisë që të shohin për çdo rast sipas nevojave të tyre për hetime burimin e pasurisë së politikanëve apo gjykatësve”, tha kryeministri.

Teksa foli për amnistinë fiskalë, Rama tha se do të përjashtohen emigrantët që kanë punuar jashtë vendit. Ndërsa nga kjo amnisti përjashtohen ata që paratë i kanë nga aktivitete kriminale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT