Albin Kurti: Po përgatitemi për dialog me Serbinë me dy ekipe. Me mua, Thaçi, Osmani e krerët e 7 partive parlamentare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e konsideron prioritet dialogun me Serbinë, por pavarësisht kësaj ka nisur punën për ngritjen e grupeve të punës. Ai foli për dy ekipe, një politik dhe një tjetër teknik.

“Natyrisht që jemi të përqendruar në luftimin e pandemisë COVID19, por paralelisht me këshilltarët e mijë politikë kam bërë edhe një lloj plani se si do të zhvillohet dialogu me Serbinë dhe besoj që për mua si kryeministër janë të nevojshme dy ekipe krahas njëra-tjetrës. Ekipi i parë do jetë politik i cili do përbëhet nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një përfaqësues i shtatë partive politike parlamentare duke e bërë kësisoj këtë ekip dhjetë anëtarësh”, deklaroi z. Kurti.

“Në anën tjetër nevojitët një ekip prej ekspertësh të fushave të ndryshme meqenëse në dialog me Serbinë ka aq shumë tema që duhet ngritur dhe unë jam në përgatitje të një ekipi të tillë. Por, po e theksoj nuk është prioritet nacional dhe shtetëror e qeveritar një gjë e tillë por nuk e lëmë anash e bëjmë edhe atë përgatitje. Nuk mund të flas tash se çfarë do të jetë suskesi formimi i këtyre ekipeve. Për ekipin e dytë do të varet më shumë prej meje për ekipin e parë politik përfaqësues do varet edhe nga gatishmëria e tyre”, shtroi Kryeministri i Kosovës.

Një ditë më parë, z. Kurti i shkroi Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke i thënë se ekipin e Kosovës në dialog do ta udhëhiqte ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT