‘Mos harroni të varfërit në këto ditë emergjente’, Dom Gjergj Meta i bën thirrje shqiptarëve: Ndihmoni me ushqime në Dioqezën e Rrëshenit (SI DUHET TË VEPRONI)

Dom Gjergj Meta ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, që në këto ditë emergjente të mos harrojnë të varfërit, të cilët për shkak të izolimit të domosdoshëm mund të mbeten pa gjërat e nevojshme.

Ai deklaron se nëpërmjet Karitasit, Dioqeza e Rrëshenit po vazhdojnë të asistojmë aq sa munden dhe mensa e të varfërve te Motrat vinçenciane vazhdon funksionimin e saj duke ua dhënë me vete ushqimin atyre që më parë hanin aty.

Sipas ipeshkvit, ata kanë nevojë akoma më shumë, prandaj thekson se i duhet mbështetja e të gjithëve.

Dom Gjergj Meta tregon se si duhet të veprojnë qytetarët për t’i ardhur në ndihmë.

Si mund të veprojmë?

Ju vetë, nëse shihni dikë në nevojë që jeton pranë jush, ndani ushqimin tuaj me të. Duhet ta bëjmë të gjithë në këtë kohë që nuk e dimë sa mund të zgjasë pa pritur që ta bëjë vetëm shteti apo karitasi. Ky është solidariteti bazë dhe më njerëzor.

Na kontaktoni në rast se keni nevojë apo dini familje pranë jush që janë në nevojë dhe ju nuk mund t’i ndihmoni.

Gjithashtu te dera e Katedrales së Rrëshenit dhe nëpër Kishat e tjera të Dioqezës do të ketë shporta që do të mbledhin ndohma nga qytetarët e kryesisht ose kontaktoni meshtarët dhe motrat e famullive përkatëse.

Çfarë mund të sillni?

Duke qenë se kryefjala është higjena lista ka këtë renditje:

Sapun

Milva

Vaj

Miell

Sheqer

Pasta (makarona)

Salcë makaronash

Ju lutem shikoni skadencat. Nëse nuk mund të vini deri te Katedralja na thoni se vijmë ne dhe i marrim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT