Meta falënderon shqiptarët për pjesëmarrjen në manifestim: Dje hodhëm hapin e parë

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në manifestimin e djeshëm.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se dje u hodh hapi i parë për përmbushjen e misionit, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve
“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. “, shkruan Meta, teksa publikon një video nga fjalimi i djeshëm.