PD drejt rikthimit të tensioneve në Kuvend? Tritan Shehu: Po përpunojmë taktika të ndryshme të ‘luftës’

Nesër do të rinisë seanca e radhës plenare, teksa deputetët pritet që të flasin së paku 10 minuta secili në Kuvend.

Edhe pse ka nisur një sezon i ri i legjislaturës parlamentare, avazi i demokratëve është i vjetër. Në seancën e parë plenare nuk munguan tensionet mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa duket se nuk do të mungojnë përplasjes as në seancat në vijim.

Deputeti demokrat Tritan Shehu, i ftuar në News24 tha se PD po përpunon taktika të ndryshme të luftës opozitare.

“Ka në përpunim elementë taktikë të ndryshëm të luftës opozitare. Ne po demonstrojmë masakrën zgjedhore, së paku derisa të dalë raporti i OSBE-së. Kjo është analizë, teksa PD sjell prova.

Demokracinë e ka deformuar kjo qeverisje. Kjo qeveri ka futur krimin, korrupsionin. Nuk mund të akuzohet opozita për korrupsionin galopant në vend”, tha Shehu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT