Komisioneri i BE për Zgjerimin bisedë me Bashën: Duam që Shqipëria të hapë negociatat, reformat do vazhdojnë

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka zhvilluar sot një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha.
Përmes një postimi në “Twitter’, ai shprehet se ka biseduar me Bashën për rëndësinë e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Sakaq, Varhelyi tregon se Komisioneri deklaron se BE do që negociatat të hapen, ndërsa shton se reformat duhet të vazhdojnë.
‘Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme, sot bisedova me liderin e PD në Shqipëri Lulzim Bashën, për rëndësinë që ka për Shqipërinë hapja e negociatave me BE-në. Ne ramë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron përkrah Shqipërisë në shtet-ndërtim dhe në luftën e vazhdueshme ndaj koronavirusit’, shkruan Varhelyi.
Kujtojmë që ditën e djeshme, ai ka njoftuar se BE do të ndajë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë.