“Gruaja e Bilalit e kaloi kufirin”, Meta paralajmëron Ramën: Je turpi i shqiptarëve, kujdes me Haradinajn

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas përplasjeve të këtij të fundit me Edi Ramën.
“Gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe. Të mos e provokojë më Ramush Haradinajn. Haradinaj ka probleme si politikan, por është hero i gjallë për të gjithë shqiptarët. Ndërsa gruaja e Bilalit (Rama) është turp për të gjithë shqiptarët. Të mos merret më me Haradinajn, se Haradinaj ka në oborr 40 varre. Të mos e provokojë më se do e marrë përgjigjen nga Shqipëria. Udhëheqja e Kosovës ka përgjegjësinë e saj, populli i Kosovës i Ka votuar. Ne kemi përgjegjësi t’Ii mbështesim. Jo t’i përçajmë e poshtërojmë për llogari të Serbisë”, deklaroi Meta.
Meta e cilësoi si lojë të Ramës, mbrojtjen e Albin Kurtit dhe sulmin ndaj Haradinajt.
”Ndoqa edhe lojërat e tij që gjoja mbronte Albin Kurtin kundër Haradinajt. E ka kaluar me kohë vijën e kuqe, e ka tepruar shumë. Po e provokon më shumë seç duhet Haradinajn. Kush e përkrahu i pari taksën 100%? Gruaja e Bilalit. Po vrapoi tha po gjithandej. Pastaj kur i thanë që kishte një fotografi në kundërshtim me ligjin edhe disa probleme me tjetra nisi të merret me Haradinajn.
Mos e provokojë më Ramush Haradinajn. Ai mund të ketë 500 probleme, por Ramush Haradinajn për gjithë shqiptarët dhe në gjithë botën është hero i gjallë ndërsa gruaja e bilalit për gjithë shqiptarët ëshë turpi i turpit.
Dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Ramush Haradinajt. Se Haradinaj në oborrin e shtëpisë së vet ka 40 varre. Dhe çdo ditë kur del në mëngjes i thotë mirëmëngjes vëllezërve dhe kushërinjve që dhanë jetën për Kosovën.
Rama mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria, s’mund të pranojmë lojëra të tilla përçarëse. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre. Ne kemi për detyrë t’i mbështesim. S’kemi për detyrë ti përçajmë për llogari të armiqve historikë të kombit tonë.
Sa të ketë Shqipëri dhe shqiptarë, Esat Pashë Tradhëtari, njeriu më i pasur në Shqipëri 100 vite më parë që merrte pagesa të parmuajshme nga armiqtë e Shqipërisë nuk e ka një varr këtu, edhe nuk do ta ketë sa të ketë Shqipëri.”- tha Meta.