Rama amniston “paratë e pajustifikuara”, por ka një kusht të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do të aplikojë një amnisti fiskale për të gjithë shqiptarët, të cilët i kanë paratë e ndershme. Ai u shpreh se ka një afat kohor për këtë procedurë dhe nëse ajo kalohet, atëherë, do të ketë ndëshkime ligjore.

“Do të kemi amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit me afat të kufizuar që të gjitha astete t’i deklarojnë paratë nëpër banka, astetet t’i deklarojnë dhe jo një apo dy organizata por bota mbarë të ngrihet e të thotë kjo nuk bëhet, kjo do të bëhet se ne jemi për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu e fëmijët e tyre. Edhe emigrantët nuk mund të rrinë e të mbajnë para në banka andej, as të torturohen për të çuar 5 mijë euro se u nis pastrimi i parave, as të tmerrohen për të blerë një shtëpi, se ku i gjete, ku nuk i gjete paratë.

Paratë duhet që t’i fusin nëpër banka, asetet t’i deklarojnë. Shqiptarët jashtë kanë punuar në të zezë, nuk u kërkojmë dot fatura .”, tha kreu i qeverisë në Kongresin e PS-së.

Por ai shtoi se në këtë nismë ligjore e cila do të shërbejë për të përmirësuar edhe më shumë ekonominë, nuk do të mund të përfitojnë, ata persona që kanë fituar nga “punët e pista”.

“Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me drogë, prostitucion e të gjithë ato krime që parashikohen te ligji special, ose të gjitha ata që janë politikanë, gjykatës prokurorë dhe subjekte të deklarimit të pasurive, janë të përjashtuar, të gjithë. Nuk mund të amnistohet pasuria e tyre. Që nga unë i pari. Nuk ka më tolerime. “, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT