Drejtori i Urgjencës: Në këto tre ditë presim pikun e telefonatave dhe të të infektuarëve

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se në tre ditët në vazhdim pritet piku i telefonatave dhe të të infektuarëve.

Në një prononcim për gazetaren Eni Vasili, Brataj tha se në tre ditët në vazhdim pritet një “bum” rastesh të reja. “Në këto tre ditë në presim që te 127 të jetë piku i telefonatave dhe të infektuarëve. Bëmë dhe sot një shtim të numrit të personelit”, u shpreh ai.

“Unë kërkoj një bashkëpunim të qytetarëve insitucioneve dhe personave publik ose jopublik”, tha më tej Brataj.

Kujtojmë se, së vendin tonë deri në këto momente janë 23 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërkohë dje ka ndërruar jetë dhe pacientja e parë e prekur, një 73 vjeçare nga Durrësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT