FOTO: Me “makinën e komunizmit” nisen nga Anglia drejt Shqipërisë (VIDEO)

Është kjo sfida e dy të djemve, njëri shqiptar e tjetri anglez, të cilët kanë zgjedhur që të përshkruajnë distancën më të gjatë të bërë me një automjet tip Zil 157 që i përket kohës së komunizmit.Gent Jakupi dhe Rob Gerrish u nisën 2 ditë më parë (5 Janar) nga Bristol i Anglisë dhe destinacion të fundit kanë kryeqytetin shqiptar, Tiranën.Dy miqtë synojnë që duke përshkruar këtë distancë të largët, me një mjet të vitit 1947, të bëhen pjesë e librit të rekordeve Guinness.Përgjatë rrugës së tyre, ata tregojnë se udhëtojnë me shpejtësi maksimale 60 kilometra në orë, ndërsa në malore me 20 kilometra në orë.Megjithatë, ata duket se po e shijojnë në maksimum këtë aventurë, e kjo mund të dallohet fare lehtë edhe në këtë video.Plot kureshtje janë parë edhe nga kalimtarët të cilët kanë dalë në rrugë duke u bërë fotografi. Djemtë përllogarisin që i gjithë udhëtimi të zgjasë rreth 5 ditë/ZgjohuShqiptar.info




Back to top button
LAJMET E FUNDIT