Anti-KÇK godet mikun trafikant të Taulant Ballës, pjesë e Bandës së Lushnjes

Në kuadër të operacionit Anti-KÇK, policia bëri me dije së është vënë në sitën e OFL-së, Edmond Bego,një prej emrave më të përfolur dhe akuzuar nga opozita.
OFL i ka dhënë 48 orë afat Begos për të deklaruar pasurinë, pas dyshimeve të ngritura se mund të mos i ketë përmes burimeve të ligjshme.
Kush është Edmond Bego, lidhja me politikën
Mond Bego, banues në Tiranë, është dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.
Edmond Bego, i cili rezulton si i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali, njihet si miku i Taluant Ballës. Numri dy i PS, Taulant Balla, e ka pranuar miqësinë me trafikantin, madje miqësia mes tyre është familjare.
“Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijët të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir”, deklaronte Balla më 21 gusht 2018.
Sipas disa dokumenteve të publikuara nga opozita, Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat e shtetit, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë.
Edmond Bego, pjesë e bandës së Aldo Bares
Dokumenti i dates 4 tetor 2004, jep detaje rreth operacionit Bijond, ku u shkatërrua një organizatë kriminale në Monza, e cila drejtohej nga Edmond Bego.
Më tej në dokument thuhet se Bego, miku i Taluant Ballës është pjesë e bandës së Lushnjës, një prej grupeve që ka kryer vrasjet më monstruoze në Shqipëri.
“Hetimi për të cilin do të flitet është një vazhdim i natyrshëm i ndjekjes së nisur më herët ndaj një organizate kriminale që operonte fillimisht në rajon piemontez e më tej në zonën e thellë milanezë, më konkretisht në qytetin Monza.
Organizata kriminale vepronte nën drejtimin e shtetasit shqiptar të identifikuar si Edmond Bego, i lindur në qytetin e Lushnjës, më 31 dhjetor të vitin 1970, i dënuar më pare”, thuhet në dokumentin e policisë italiane. Praktikisht, numri dy i PS është mik i Bandës së Lushnjës./Gazeta SHQIP