Itali, 7% e grave të dhunuara janë shqiptare

7% e grave të dhunuara në Itali janë me shtetësi shqiptare. Për nga numri ato renditen të tretat në komunitetin e grave të huaja pas atyre me shtetësi rumune me 24% të rasteve e marokene me 12 %.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, autoritetet italiane kanë shpërndarë të dhëna shokuese mbi numrin e grave të dhunuara apo të mbetura viktimë nga bashkëshorti apo partneri i tyre,

Çdo ditë në Itali, në çdo 15 minuta 88 gra janë viktimë e akteve të ndryshme të dhunës. Gjatë 10 muajve të parë të 2019,  94 gra kanë mbetur viktimë nga një afërm i tyre, bashkëshorti, partneri apo një familjar.

Në 2019, 22 % e viktimave janë gra emigrante. Në 74% të rasteve autori i krimit është italian e në rreth 26% është me origjinë të huaj. Një në çdo dy gra viktima, lë jetim fëmijë të mitur e në 18% të rasteve autori i krimit vetëvritet. Në 36% të rasteve arma e krimit është armë e ftohtë, në 18% është armë zjarri, në 27% një mjet i fortë  e në 18% të rasteve shkaku i vdekjes është marrja e frymës. Në 81% autori i krimit është një familjar e 63% është një ish partner.

“Një emergjencë publike” i ka komentuar këto statistika Presidenti i Republikës Sergio Mattarella duke shtuar se “koshienca që rëndon ndaj këtij fenomeni rritet çdo ditë e institucionet publike duhet të bëjnë më shumë”.

Gratë e dhunuara apo viktima të dhunës kanë histori tragjike sa të ndryshme po aq të ngjashme me njëra-tjetrën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT