Stamboll, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj shpallen kampionë të Ballkanit

Luiza Gega shpallet kampione në garën ballkanike e 3000
metrave në turneun e Sallave të Mbyllura që u zhvillua në kryeqytetin e
Turqisë, Stamboll, duke e kaluar e para finishin me kohën 8’55”45. Me ketë
fitore hyn në historinë e Ballkanit në këtë disiplinë, duke mbrojtur për të
shtatën herë titullin. Atletja shqiptare garën duke fituar me distancë të madhe
nga ndjekësit

“Ky aktivitet në fakt nuk është fokusi im kryesor por gjithsesi ndjej vërtet kënaqësi kur thërritet emri im dhe prezantohem si Luiza Gega që vjen të mbroj titullin për të 7-n herë”, deklaroi ajo pas garës.

Edhe Izmir Smajlaj ka marrë medaljen e artë në disiplinën e
kërcimit për së gjati në kampionatin për salla të mbyllura, që të shtunën është
zhvilluar në Stamboll të Turqisë. Një tjetër medalje, pas asaj që e shpalli
kampion europian në Beograd, në marsin e vitit 2017.

 

View this post on Instagram

 

Balkan Champion 2020

A post shared by Izmir Smajlaj (@izmirsmajlaj) on

Në këtë kompeticion, shkodrani e mbylli garimin e tij me
kërcimin 7.9, një rezultat që i mjaftoi Smajlajt të ngjitej në shkallën më të
lartë të podiumit. Medalje të bronztë mori edhe David Nikolli, në 1500 metra me
3’50”42.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT