“Vite pa punë dhe tregojnë si punohet…”, Rama i përgjigjet Berishës me deklaratën e OBSH

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot një deklaratë të Organizatës Botëtore të Shëndetësisë. Në reagimin e tij në Facebook, Rama u bënë thirrje qytetarëve të të shikojnë këtë njoftim kur dëgjojnë, “OBSH” nga politikanët që ai i quan të papunë dhe tregojnë se si bëhet puna.

🔴 JA EDHE OBSH-ja NJË MINUTË MË PARË, QË TA DINI KUR TË DËGJONI TOGFJALËSHIN OBSH NGA ATA QË KANË VITE TË TËRA PA PUNË DHE TREGOJNË NGA EKRANET E NGA PORTALET SE SI BËHET PUNA”, shkruan Rama.

Ky reagim i Kryeministrit është një përgjigje për Ish-kryeministrin Sali Berisha dhe për mjekun Petrit Vargu, rtë cilët kanë thënë se duhet bërë tamponi në masë, pasi dhe OBSH e sugjeron një gjë të tillë.

DEKLARATA E OBSH:

Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira.

OBSH-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së.

Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar.

Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT