Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e partive opozitare: Programi ynë u mbështet prej tyre

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të partive politike opozitare në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj shihet në krah të përfaqësuesve të opozitës, ndërsa ka bërë të ditur se gjatë bisedës ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe programin për drejtimin e kryeqytetit.

“Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej”, shkruan Binaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT