Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagosen disa efektivë!

Përplasje të dhunshme kanë ndodhur para Parlamentit, teksa pritet të nisë seanca plenare.

Qindra protestues kanë bërë thirrje “Arrestoni Ramën” dhe “Qeveri e krimit” teksa kanë ‘harruar’ parrullën që i ka mbajtur prej rreth dy muajsh në shesh ku kërkohej edhe arrestimi i Sali Berishës.

Protestuesit kanë sulmuar fillimisht gardhin metalik dhe më pas kanë qëlluar drejt Policisë me vezë dhe gurë. Nga këto sulme kanë mbetur të plagosur disa efektivë.

Nga ana tjetër forcta e rendit i janë përgjigjur me ujë me presion.

Qarkullimi mbetet i bllokuar para Parlamentit ndërsa protestuesit kanë sulmuar edhe disa makina deputetësh. Më saktë, ato të ligjvënësve socialistë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT