LAJM I FUNDIT/ Punonjësit e CEZ tentojnë të ndërrojnë kutitë e votimit në Tiranë

qenderHumbja e thellë që po merr PD, ka sjellë edhe tentativat e para për
manipulim të rezultatit të zgjedhjeve. Disa punonjës të CEZ kanë hyrë
fshehurazi tek KZAZ 33, te shkolla “Bajram Curri” në Tiranë dhe janë
përpjekur që të ndryshojnë kutitë e votimit.

Ata janë identifikuar menjëherë nga ana e përfaqësuesve të PS-së, të
cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shpallur në kërkim Igli
Çelën, punonjës i CEZ, që akuzohet për dëmtim të materialeve të votimit,
ndërsa të dyshuarit e tjerë janë kyçur brenda sallës.

Mësohet se kanë qenë 6 persona që kanë tentuar ndërrimin e kutive, të cilët shoqëroheshin nga dy kandidatë të PD-së.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT