Ndodh edhe kjo! Kryebashkiaku i Bilishtit i ndërton shtëpi 3+1 gjyshes me fondet e tërmetit

Tërmeti i 1 qershorit 2019, i cili preku disa fshatra të rrethit Devoll, dëmtoi shumë banesa në fshatin Vidohovë.

Në këtë fshat u rindërtuan disa banesa nga fillimi, ndërsa disa të tjera u rikonstruktuan.

Një nder banesat e ndërtuara është edhe ajo e gjyshes së kryetarit të Bashkisë Bilisht e cila nuk u bë me projektin dhe madhësinë e shtëpive të tjera, por u ndërtua më e madhe.

Të gjitha shtëpitë në këtë fshat që u rindërtuan, janë ndërtuar 1+1 përveç shtëpisë së gjyshes së kryetarit e cila është rindërtuar me hapësirë më të madhe, 3 +1.

Me të marrë këtë ankesë gazetarët e Fiks Fare u nisën drejt Bilishtit.

Në një bisedë më kamer të fshehtë vetë kryeplaku i fshatit dhe banorët pohojnë se shtëpitë janë ndërtuar jo në mënyrë të drejtë.

Ka nga ta banorë që edhe pse janë dëmtuar nga tërmeti nuk janë shpërblyer, por të gjithë bien dakord me shtëpinë e gjyshes së kryetarit të bashkisë e cila është ndërtuar më e madhe se gjithë të tjerat.

Gjithashtu kryeplaku i fshatit pohon se ka pas abuzime me ndërtimin e shtëpive.

Deri më sot janë ndërtuar 11 shtëpi në këtë fshat dhe mbeten ende për t’u ndërtuar edhe 11 të tjera.

Firma që ka marr përsipër rindërtimin e shtëpive është firmë që merret më mirëmbajtjen e rrugëve dhe kjo pengon edhe ndërtimin e shtëpive në kohë.

Sipas kryeplakut vetëm për ndërtimin e një shtëpie 1+ 1 firmës i është dashur ta ndërtojë për 6 muaj, kjo si rezultat i fuqisë punëtorë në numër të vogël.

Gazetarët e Fiksit kërkuan edhe një prononcim nga kryetar i bashkisë Eduard Duro i cili në një telefonatë pohon se shtëpia është ndërtuar me sipërfaqe më të madhe se të tjerat, jo se është e gjyshes dhe dajës së tij, por kjo shtëpi ka qenë me atë sipërfaqe para dëmtimit nga tërmeti dhe ka qenë shtëpi monument kulture.

Duro pohon se nuk ka dokumente që e vërtetojnë këtë, por e njeh gjithë Devolli që shtëpia ka qenë mbi 300 vjeçare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT