Malazezët i drejtohen Thaçit dhe Kurtit: Kërkojnë të mos përfaqësohen më nga serbët

Komuniteti Malazez në Kosovë, ishte përfshire të përfaqësohet nga serbet në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Por nga pavarësimi i Malit të Zi, edhe malazezët e Kosovës kërkojnë që të ndryshohen ligjet, dhe përfaqësimi bashkë me serbë të bëhet ndaras dhe barabartë

Lideri i malazezëve të kosovës Slobodan Vujicic të hënën do ti drejtohet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi, me kërkesë që ky komunitet njihet si pakicë e barabartë me pakicat e tjera sipas ligjeve të vendit në fuqi.

Ata kanë kërkesë që të implementohet ‘Strategjia për Integrim’ dhe afirmimi i komunitetit malazezë në Kosovë e aprovuar me 12 dhjetor 2016, ku parashihet edhe fitimi i ditës zyrtare kombëtare ‘Dita e Malazezëve’, si komunitetet e tjera pakicë në Republikën e Kosovës.
Me një kërkesë zyrtare nesër, Qeverisë së Kosovës dhe Presidentit do ti paraqitet zyrtarisht, prezentimi i kërkesave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT