Shqipëria po projekton të ndërtojë 2 terminale gazi
NJËRI NËNTOKËSOR DHE TJETRI NË BREGDET

Shqipëria po projekton të ndërtojë dy terminale për gazin e lëngshëm. Njëri terminal parashikohet të jetë nëntokësor ndërsa tjetri të ndërtohet në bregdet.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë fjalës së mbajtur në seminarin me temë “Mbi Teknologjinë e Gazit të Lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen e tij me kontejnerë në Europën Qendrore dhe Lindore”. Ky seminar u organizua nga Departamenti Amerikan i Energjisë dhe Shoqata e Energjisë së Shteteve të Bashkuara.
Ministrja tha se Shqipëria po përgatitet për tregun e gazit pasi ky i fundit paraqet një burim alternative furnizmit dhe një ndër komponentët e mastrëplanit është edhe sistemi i depozitimit të energjisë.