Islami: Kosova më demokratike se Shqipëria sepse një opozitë erdhi në pushtet

Ish-deputeti dhe ish-ministri socialisto-demokrat, Kastriot Islami thotë se Kosova është një vend më demokratik se Shqipëria.

Ai thotë se Shqipëria nuk ka ngritur sistem demokratik.

 “Shqiptarët në rajon janë një faktor i rëndësishëm dhe gjatë kohës që jemi marrë ne me politikën e jashtme, në detyrat që i vendoseshin Shqipërisë ishte një nga detyrat prioritare. 

Por Shqipëria dhe shqiptarët nuk e kanë shfrytëzuar këtë moment, për 12 vite ose 30 vjet, qysh nga viti ’91, për ta maksimalizuar suksesin që mund t’i vinte në planin kombëtar. Sigurisht që problemin kryesor e ka Shqipëria sepse është vend 100-vjeçar. 

Shqipëria ka qenë vendi amë për shqiptarët. Shqipëria dhe shqiptarët nuk e kanë shfrytëzuar këtë moment, për 12 vite ose 30 vjet qysh nga viti ’90 për ta maksimalizuar suksesin që mund t’i vinte në planin kombëtar. 

Sigurisht që problemin kryesor e ka Shqipëria sepse është i vetmi shtet 100-vjeçar po ta krahasosh me vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Shqipëria ka qenë vendi amë për shqiptarët dhe ku të gjithë shikojnë si po shkon.

 Shqipëria gjatë këtyre 35 viteve ka treguar: Nuk ka shfrytëzuar këtë periudhë për të ngritur një sistem demokratik.Ne nuk kemi ndërtuar një vend demokratik. 

Një vend relativisht më demokratik mes shqiptarëve është Kosova, pasi është I vetmi vend ku një opozitë erdhi në pushtet pas një periudhe të vështirë dhe bëri një aleancë koalicioni. Janë dy leksione demokracia dhe Kosova i kaloi shumë butë këto shtylla të demokracisë. 

Shikoni se çfarë po ndodh në Shqipëri, nuk ndryshon dot pushtetin, një zhurmë shumë e madhe. 

Në Maqedoni u bë gjithë ajo skemë për të ndryshuar pushtetin, Mali I Zi ka kohë që nuk ndryshon pushtetin as Serbia. I vetmi vend ku po funksionon demokracia në mënyrë relative është Kosova, kur duhet të ishte e kundërta.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT