Pipero sqaron çfarë ndodhi me 61-vjeçarin te Infektivi: Situata dinamike, kemi dhe raste të rënda

Më shumë se 40 pacientë të infektuar me COVID 19 ndodhen të shtruar te Spitali i Infektivit në Tiranë.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, duke folur për media thotë se situata është shumë dinamike.

Pipero thotë se te Infektivi ka pacientë në gjendje të mirë shëndetësore që shumë shpejt pritet të lënë spitalin por ka edhe raste shumë të rënda që po mbahen në terapi intensive.

Lidhur me gjendjen e 61-vjeçarit nga Tirana, Pipero thotë se pësoi vdekje klinike.

“E rikthyem në jetë, por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë”.

Mjeku Pipero përsëriti apelin për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT