Në Shkup nuk u organizuan protesta
Në Shkup sot nuk kanë mbajtur protesta si vazhdimësi e protestave të dy javëve të kaluara kundër rasteve të montuara kundër shqiptarëve.
Protestat e fundit ishin vetëorganizuar nga ana e grupeve të të rinjve shqiptarë nga Shkupi përmes thirrjeve nga rrjetet sociale të internetit.
Në ditën e sotme nuk janë tubuar grupet e të rinjve për të protestuar, edhe pse nga xhamia Jahja Pashë pas lutjeve të së premtes ka pasur tentime nga disa të rinj që sërish të vijojnë protestën. Mirëpo, ato nuk gjetën përkrahje dhe me këtë nuk pati asnjë organizim proteste.
Mbajtja e këtyre protestave dy të premtet e javëve të fundit ishin kryesisht të qeta, përveç disa incidenteve të vogla para Qeverisë që pasuan me thyerjen e xhamave të ndërtesës qeveritare dhe lëndimeve të lehta të disa policëve dhe një ekipi gazetarësh. Protestat nxitën debate dhe reagime të ndryshme, për shkak të mbajtjes së flamujve fetar dhe thirrjeve fetare islame, duke i dhënë shkas që mediat maqedonase dhe qarqe të tjera ti karakterizojnë këto protesta me karakter fetar.
Gjatë javës së kaluar u organizuan protesta edhe në disa qytete të banuara me shqiptarë në Maqedoni, kundër arrestimeve të shqiptarëve në operacionin e fundit “Monstër”, lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Shkup dhe kundër akuzave ndaj shqiptarëve si terroristë islamik.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”