Edhe Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

Shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës. Një lajm i mirë ky, ndërsa Serbia në muajt e fundit nisi një fushatë për mosnjohjes së pavarësisë. Lajmin e dha vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur.
E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”, shkroi Thaçi në Twitter.