Çfarë i vuri në pikëpyetje zgjedhjet vendore të qershorit?!

dhe pse deklaratat e njërit apo tjetrit krahë disa muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore të qershorit, ngjanin si një “luftë e ftohtë” sërish duhet thënë që pjesa më e madhe e opinionit publik nuk besonte që zgjedhjet vendore do të zhvilloheshin në klimën dhe mënyrën që u zhvilluan.

Ditë para zhvillimit të zgjedhjeve pjesa më e madhe besonin se siç kishte ndodhur edhe shumë herë të tjera palët do të uleshin në tryezë, dhe do të gjendej dakordësia mes dy liderëve politikë për të shtyrë datën e zgjedhjeve ose për pjesëmarrje të gjithë partive.

Mbase ishte hera e parë në historinë e pluralizmit politik shqiptar që një situatë e paralajmëruar doli jashtë parashikimit tonë.

Kështu në qershor zgjedhjet vendore u zhvilluan, dhe njëkohësisht asnjëra prej “premtimeve” të liderit të opozitës, si ajo për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve dhe as ajo për largimin e kryeministrit nuk u realizuan.

Por edhe pse procesi zgjedhor u zhvillua dhe kaloi në një klimë thuajse normale, duhet thënë që juridikisht këto zgjedhje vihen në pikëpyetje të mëdha çka në të ardhmen e afërt mund të bëjë që këto zgjedhje të “gjykohen” e rishqyrtohen për legjitimitetin e tyre.

Përse e themi këtë?

Shqipëria është tashmë prej vitesh ratifikuese e “Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Vendore” akt ky që detyron shtetet palë të konventës që të respektojnë një sërë detyrimesh që lidhen me të drejtat politike dhe civile.

Kjo Kartë parashikon ndër të tjera dy të drejta kryesore që mesa duket mund të bëhen shkak për gjykimin e legjimitetit të zgjedhjeve vendore.

E para është e grancia për “fshehtësinë e votës” një e drejtë kjo që vihet mjaft në pikëpyetje kur flasim për zgjedhjet e qershorit dhe mënyrën sesi ato u zhvilluan.

Kjo sepse duke qenë se në zgjedhje kandidoi thuajse vetëm një parti atëherë humbi në mënyrë direkte edhe kjo garanci.

Gjithashtu një të drejtë tjetër që kjo Kartë garanton është edhe ajo e ekzistencës së disa alternativave në zgjedhje, e drejtë kjo që duhet thënë nuk iu garantua qytetarëve shqiptarë.

Kjo sepse përtej diskurit publik dhe artikulimit politik të opozitës duhet thënë që në 31 bashki të Shqipërisë zgjedhjet u zhvilluan me vetëm një kandidat, çka cënoi pra të drejtën e zgjedhjes.

Pikëpyetje këto duhet thënë që u ngritën edhe gjatë prezantimit të raportit të hartuar nga Ambasadorja për zgjedhjet e OSBE-së.

Po të njëjtat pikëpyetje duhet thënë që i janë parashtruar tashmë Gjykatës ksuhtetuese nëpërmjet padisë që ka depozituar Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, dhe njëkohësisht Kryetarja e “Shoqatës së Bashkive të Djathta të Shqipërisë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT