Basha betohet para shqiptarëve: Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush, do të më keni në krah

Lulzim Basha është betuar se do të jetë zëri i qytetarëve. Ai thotë se do të zhbëjë të gjitha padrejtësitë sapo të vijë në pushtet.
“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria.
Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.
Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj.
Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta.
Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”,thotë Basha. (TemA)