A bëjmë dot pa ndërkombëtarët?!

Në çdo dalje publike, në çdo emision televiziv, por edhe në bisedat e rëndomta të tavolinave të thjeshta është e pamundur që të mos përmenden ndërkombëtarët.

Është tashmë e qartë dhe e pranueshme nga të gjithë se ndërkombëtarët siç tashmë ësjtë bërë e modës të quhen, kanë padyshim një rol mjaft të rëndësishëm për vendin tonë.

Kjo shihet sa herë që ne kemi problem të brendshme, dhe që thuajse asnjëherë nuk i zgjidhim dot vetë pa ndihmën dhe dorën e ndërkombëtarëve. Reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, apo edhe shumë reforma të tjeta janë shtyrë e janë mundësuar nga partnerët ndërkombëtarë.

Kjo si për të na thënë që përveç faktit se neve na mungojnë kapacitetet teknike dhe financiare për të hartuar e zbatuar reforma, na mungon po aq edhe vullneti politik për t’i vënë në zbatim këto reforma.

Aq e vërtetë është kjo saqë të vetmet herë kur faktori politik bëhet bashkë për të hartuar apo miratuar një ligj, është atëherë kur kërkohet apo vendoset si kusht nga ndërkombëtarët.

Mjafton të analizojmë rastin e fundit, atë të reformës zgjedhore për të cilën palët dukeshin më larg se kurrë njëra-tjetrës në qëndrime dhe ide, por me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar të gjitha palët u ulën dhe nisën të punojnë për hartimin e draftit të dakordësuar.

Kjo ndodh pas shumë akuzave të ndërsjella mes palëve politike, ku opozita akuzonte mazhorancën për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe blerjen e votive në Dibër. Aq të forta ishin këto akuza sqë opozita preferoi të “digjte” edhe veten e saj me daljen nga parlamenti, ama betohej e përbetohej se nuk do të bënte asnjëherë negociata me mazhorancën.

Por e gjithë kjo ndryshoi sapo në “lojë” u futën ndërkombëtarët. Palët u ulën dhe dskordësuan qëndrimet e tyre, dhe të dyja u shprehën se tashmë ndihen më të sigurta se kjo është një kërkesë e ndërkombëtarev dhe se këta të fundit ishin garant për këtë proces.

Pra paradoksi është që politikanët tanë mund t’i besojnë ç’dokujt përveç njëri tjetrit, dhe ne jemi të varur nga siptoma që “vetëm ndërmombëtarët mund ta rregullojnë Shqipërinë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT