Fotot prekëse nga Greqia që po bëjnë xhiron e botës, banori merr delen në krahë për ta shpëtuar nga zjarri

Zjarret e mëdha vijojnë të përfshijnë disa rajone të Greqisë që prej ditës së martë, duke përfshirë zonat pranë qytetit të Patras dhe ishujt turistikë Zakynthos dhe Chios. Mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar, ndërsa dhjetëra persona janë shtruar në spitale për shkak të tymit.

Fotot prekëse nga Greqia që po bëjnë xhiron e botës,

Një banor u bë viral në rrjetet sociale teksa mori në krahë një dele për ta shpëtuar nga flakët. Sipas zëdhënësit të shërbimit zjarrfikës, 13 zjarrfikës janë lënduar gjatë operacioneve, ndërsa rreth 5,000 forca zjarrfikëse dhe 33 avionë janë angazhuar për të kontrolluar situatën.

Fotot prekëse nga Greqia që po bëjnë xhiron e botës,

Zjarrfikësit dhe vullnetarët po përballen me erëra të forta dhe temperatura mbi 40°C që përkeqësojnë situatën. Flakët kanë përfshirë fabrika, ullishte dhe pyje, ndërsa trafiku hekurudhor në zonën e Patras është ndërprerë. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e qyteteve dhe fshatrave të prekura, ndërsa roja bregdetare në Chios po përdor anije për të larguar banorët drejt zonave të sigurta.

Fotot prekëse nga Greqia që po bëjnë xhiron e botës,

Situata mbetet kritike, dhe vendet e tjera evropiane përballen gjithashtu me temperatura ekstreme dhe zjarre të fuqishme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT