VIDEO/ Berisha: Për vrasjen e 21 Janarit s’kam asnjë shqetësim mbi tokë, ishte urdhëri i Sali Berishës për të mos thënë edhe gishti i tij

Do të mjaftonte vetëm kjo deklaratë e ish kryeministrit Sali Berisha që prokuroria të rihapte dosjen e “21 janarit”, një krim shtetëror që i kushtoi jetën katër qytetarëve që gjendeshin me duar në xhepa duke protestuar para kryeministrisë.

Ai thotë se nëse nuk do të kishte qenë Garda mund të kishte qenë dora e tij që mund të kishte shkrepur armën.

“Nuk kam asnjë lloj shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qënë në zyrën time i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos Garda mund të ishte edhe gishti i Sali Berishës”, thotë Berisha. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT