Ngërçi me Kushtetuesen, “Venecia” dërgon delegacionin në Tiranë

Komisioni i Venecias pasi pranoi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ka vendosur që të dërgojë dhe një delegacion në Tiranë.

Sipas informacioneve nga mediat audiovizive mësohet se një delegacion i Venecias do të mbërrijë shumë shpejt në Tiranë, ku do të takohet me palët e përfshira në konflikt për të marrë prej tyre  të dhëna që në fund do të  përdoren për opinionin përfundimtar.

Në një reagim sot Komisioni i Venecias nëpërmjet zyrës së shtypit është shprehur se vizita e delegacionit do të bëhet në fillim të muajit shkurt, pasi të jenë bërë dhe vlerësimet parapreke të kërkesës së Kuvendit.

Ndërkohë Presidenca ka reaguar pas lajmit për ardhjen e një delegacioni nga Komisioni i Venecias në Shqipëri në fillim të shkurtit.

Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se Venecia është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT