“Në asnjë mënyrë”: Përgjigjja e Berishës për gazetaren, kur kërkoi ta pyeste për Haklajt

“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”.
Kjo ishtë një pjesë e intervistës së dhënë nga Zylfie Haklaj për Top Story.
Për herë të parë, “Shota” e Haklajve theu heshtjen dhe foli me detaje mbi sagën e vrasjeve në Tropojë, ku përgjegjës kryesor, me emër dhe mbiemër, bëri Sali Berishën.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar në mënyrë kategorike të komentojë deklaratat e Zylfie Haklajt. Ai ishte i ftuar në emisionin “Kjo Jave”, por burime për Shqip bëjnë me dije se ai nuk ka pranuar të flasë në lidhjen me vrasjet e Haklajve.
“Në asnjë mënyrë” është përgjigjur Berisha, teksa gazetarja ka tentuar ta pyesë në lidhje më një prej ngjarjeve më të bujshme të 30 viteve të fundit.
Sali Berisha zgjodhi heshtjen, duke e shtuar edhe më shumë misterin rreth deklaratëve që thuhen për të, lidhur me këtë ngjarje.