Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla publikon FOTOT! Shmang Spiropalin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë fotot nga takimi që zhvilluan sot socialistët në Pallatin e Brigadave. Balla shkruan në Facebook se ishte një mbledhje e gjatë dhe shumë produktive.
“Një mbledhje e gjatë, por shumë produktive sot e Grupit tonë Parlamentar, për punët për Shqipërinë dhe agjendën europiane”, shkruan Balla.
Por ajo që vërehet në fotot e publikuara nga Balla është se në asnjërin prej imazheve ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, nuk është e pranishme.
Kujtojmë që gjatë kësaj jave, mes Ballës dhe Spiropalit ka pasur një debat publik në lidhje me mungesën e deputetes në seancën në Kuvend, kur u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Po ashtu, u raportua se në këtë mbledhje, mes Spiropalit dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur përplasje të forta.