Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Ish-deputeti socialist Petro Koçi u shpreh me nota pozitive politike për shpalljen e kandidaturës nga ish-kolegu i tij ligjvënës Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si figurë optimale, me përvojë dhe me moral politik.

ftuar në studion e “News 24”, ish-ligjvënësi socialist komentoi zhvillimet e aktualitetit politik brenda selisë së PS, debatet, mundësinë e një krize të mundshme, përplasjet dhe tani aspiratën e Braçes për kryebashkiak të kryeqytetit.

“Lëvizjen e Braçes e shoh si një risi pozitive, për shpalljen e kandidaturës dhe garës për Bashkinë e Tiranës. Nuk shoh ambient armiqësor ndaj Braçes. Ai ka qenë gjithmonë aktiv për çështjet urbane dhe çështje të caktuara. Nuk e dimë a do përzgjidhet a jo. Ndonjëherë lidhet edhe me ambiciet e çështjes. Ndonjëherë mund të jetë i përshtatshëm për kryebashkiak por s’i shkon mendja apo nuk është propozuar”, tha Koçi.

I pyetur se kë do të zgjidhte mes Braçes dhe Manastirliut, ai shpjegoi se përgjigja do ishte provokuese, por kandidimi i deputetit do ishte i përshtatshëm dhe nuk ia ulte vlerat as kandidates tjetër.

“Braçe apo Manastirliu? Unë nuk mund të përgjigjem se do ishte provokuese. Por Braçe do ishte një kandidaturë e përshtatshme. Natyrë me përvojë shtetërore, skrupuloz, gazetar, me moral politik dhe shpresoj që t’ia dalë në fund, e shoh të përshtatshme si kandidaturë dhe uroj t’ia dalë. Por kjo nuk ia ul dinjitetin kandidatëve të tjerë. Megjithatë kandidatët zgjidhen nga strukturat e partisë. Kjo do ishte një kandidaturë optimale dhe për Partinë Socialiste”, tha ish-deputeti mes të tjerash.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT