Doris Pack: Nëse Rama pajtohet me ‘Minishengenin’, tradhti e tij ndaj Kosovës

“Minishengeni Ballkanik” është një projekt që është shoqëruar me shumë debate dhe kritika, aq më tepër ndaj figurës së Ramës.

Shumë diplomatë, analistë nga Shqipëria dhe Kosova, por dhe ndërkombëtarë mendojnë se futja e Shqipërisë në këtë projekt përbën rrezik për Kosovën.

Këtë mendim ka edhe ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Në një intervistë të dhënë për Gazetës Express, ajo ka thënë se Minishengeni Ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën.

Pack shprehet:

Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet. Fjala Mini-Schengen është fjalë e bukur, por boshe. Ajo u shërben disa liderëve që të duken sikur po ndryshojnë diçka për të mirë. Fakti është: Pa Kosovën, kjo nuk mund të ndodhë.
Sipas politikanes gjermane, nëse Edi Rama do të pajtohej që Minishengeni të bëhej pa Kosovën, atëherë ai do të bënte tradhti ndaj shtetit më të ri në Evropë,

Ajo theksoi:

Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Minishengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT