“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

Fenomen i fuqishëm El Niño që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, mund të jetë më i forti i regjistruar në historinë moderne.

Ekspertët thonë se El Niño pritet të rrisë ndjeshëm temperaturat globale dhe, i kombinuar me ngrohjen e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, mund ta bëjë vitin 2027 si më të nxehtin e regjistruar ndonjëherë.

Temperaturat e sipërfaqes së detit në një zonë të Paqësorit janë aktualisht më shumë se 2 gradë Celsius mbi normalen, ndërsa parashikimet tregojnë se anomalia mund të kalojë 3 gradë në muajt e ardhshëm.

Kjo do ta bënte ngjarjen të paprecedentë në të dhënat që nga viti 1950.Pasojat mund të ndihen në mbarë botën.

Në Indi, reshjet e musonit janë nën normalen, ndërsa aktiviteti i uraganeve në Atlantik është aktualisht më i ulët. Britania e Madhe, ndërkohë, mund të përballet me një vjeshtë më të lagësht dhe me më shumë stuhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT