Deputeti i Vetëvendosjes, Abazi: Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh i nominuar për zëvendëskryeministër, Haki Abazi,  ka bërë të ditur se Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Abazi ka thënë se këtë të drejtë ia garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

‘’Unë mendoj që është në kuadër të diskutimeve që janë duke u bërë në vazhdimësi për koalicioni me lidhjen demokratike është dispozitë kushtetuese që Lista Serbe si përfaqësuese e komunitetit serb të jetë pjesë e qeverisë dhe aty përfundon kjo çështje, nuk ka asgjë të re përveç këtyre diskutimeve’’, tha ai.

Abazi ka përsëritur qëndrimin e VV-së në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit të cilën e po e konsideron si të pakthyeshëm.

Ai mendon se kjo pozitë nuk do të jetë pengesë për formimin e koalicionit me LDK-në.

‘’Është një vendim që ka marrë parlamenti për të cilin kanë votuar 75 deputetët e Parlamentit të Kosovës. Është vendimi i parë që është marrë, nuk është e lehtë që të kthehet ky vendim që të bëhet pjesë e marrëveshjes politike, dhe kjo është arsyeja e vetme që jemi këtu ku jemi. Mirëpo mendoj që deri në afatin kushtetues të krijimit të Qeverisë kjo nuk do të jetë problematika e arritjes së marrëveshjes me LDK-në dhe është një çështje për të cilën mund të diskutohet për të tejkaluar problemet dhe pengesat që janë në proces’’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT