Çifti i infektuar me COVID-19, Bashkia e Roskovecit në kërkim “të kontakteve” të tyre

Bashkia e Roskovecit u kërkon qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë detyrën e tyre për të mposhtur koronavirusin, që po përhapet në Shqipëri.

Bashkia ka vënë në dispozicion një numër telefoni, ku iu kërkon qytetarëve që kanë pasur kontakte të ngushta me çiftin e infektuar me koronavirus, të kontaktojnë.

Njoftimi

Bashkëpunim dhe patjetër do ja dalim.

Të nderuar bashkëqytetarë,

❗❗❗Bazuar në zhvillimet e fundit të përhapjes së Koronavirusit #COVID-19, Bashkia Roskovec ka vendosur në dispozicion numrin 📞 0693820240

Lutemi , të gjithë personave të cilët kanë patur kontakt të ngushtë me çiftin e infektuar tashmë, janë të lutur të kontaktojnë në këtë numër telefoni.

🔴Sipas specialistëve java e ardhshme dhe më tej do të shfaqë simptoma tek të prekurit, ndaj na duhet shumë ⚠ KUJDES.

Përballë kësaj situate koordinimi, bashkëpunimi dhe vetëdisiplinimi janë elementët kryesorë për të fituar betejën ndaj këtij virusi. KUJDESU për veten, MBRO të tjerët!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT