VIDEO: Sizmologu që hartoi raportin paralajmërues për TAP

DITA ka botuar dje faksimile të dy raporteve të TAP dhe SHELL si dhe një hartë-studim të KE.
Të tri dokumentat kanë paralajmëruar aktivitetin sizmik të shtuar të rrudhës/çarjes që shkaktoi tërmetin e Durrësit.
Asnjë masë nuk u mor pavarësisht se paralajmërimet ishin të vijueshme.
DITA shkoi në Selanik të takonte një nga sizmologët që kanë marrë pjesë në hartimin e raportit për TAP dhe njëkohësisht një nga anëtarët e ekipit që përgatiti hartën sizmike të KE.
Spyridon Pavlidis është paleosizmolog, shef katedre dhe profesor prej 40 vitesh në Universitetin e Selanikut.

Mediat greke e cituan pas tërmetit atë dhe raportin për TAP si paralajmërues të lëkundjeve sizmike që po afronin në Shqipëri (shih faksimilen majtas).
Profesor Pavlidis e njeh shumë mirë Shqipërinë.
Ka punuar me sizmologjinë e truallit shqiptar prej viti 1989, ka qenë shumë shpesh në Shqipëri.
Ka respekt të veçantë për brezin e shkencëtarëve të vjetër shqiptarë, veçanërisht kolegëve Sulstarova, Muço e Aliaj.
“Bëmë hulumtime, por prej tyre i morëm të dhënat për raportin e TAP, prej tyre arritëm në përfundimet që arritëm, aty i keni pasur” – thotë ai gjatë intervistës.
Ironike apo jo?
I kemi pasur por asnjë prej nesh nuk ka patur sy të shohë, as veshë të dëgjojë.
Jemi të lirë të zgjedhim: Mund të vijojmë kështu, deri tërmetin e ardhshëm…
*****
Më poshtë pjesa e intervistës me prof. Pavlidis ku flet për projektin e TAP.
Intervista është marrë nga një ekip xhirimi i DITA, në zyrën e tij në Universitetin e Selanikut.
Intrevistoi Huran Elezi.
Intervista e plotë mund të shikohet duke klikuar KËTU.