Referendumi në Maqedoni, shqiptarët vendimtarë në votim
Votat e elektoratit shqiptar në Maqedoni konsiderohen mjaft të rëndësishme. “Shqiptarët kanë vullnet për të votuar ‘pro’ në referendum”, deklaron kreu i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferri. E në fakt,
Duke folur për agjencinë e lajmeve Ina, analisti Goce Pacemski i referohet një logjike të thjeshtë.
“Nëse gjykohet sipas anketave të deritanishme, shprehet ai, votuesit shqiptar me shumë gjasa do të rezultojnë vendimtarë në arritjen e pragut të nevojshëm të pjesëmarrjes që votimi plebishitar të jetë i suksesshëm. Por këtë pozicion të elektoratit shqiptar është e qartë se do të përpiqen ta shfrytëzojnë partitë e sidomos opozita”, shton ai.
Kjo e fundit u akuzua se fundi për dyfytyrësi në këtë proces: Në publik i bën qejfin faktorit ndërkombëtar dhe mbështet integrimin euro-atlantik të vendit, ndërsa nga ana tjetër punon për sabotimin e referendumit.
Vetëm një javë përpara votimit, njohësit e çështjeve politike mendojnë se një pjesë e elektoratit të partisë opozitare VMRO-DPMNE do të dalë të hedhë votën në referendum edhe pse e kundërshton marrëveshjen Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit./ZgjohuShqiptar.info