Rama: 20 miliardë lekë për të prekurit nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit është shprehur se Shqipëria do ta hartojë programin që ta përballojë vetë të gjithë barrë edhe sikur të mos marrë asnjë lek nga bota.
Ai tha se do të akordohet një fond fillestar 20 miliard lek (rreth 170 milion euro) për të prekurit e tërmetit.
“Do ta bëjmë programin sikur asnjë lek mos të vijë nga bota ne do ta përballojmë të gjithën sepse është detyra jonë. Së pari buxheti angazhon një fond afro 20 miliard lekë prej të cilave, 13 miliard janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 miliard janë të ardhura nga donacionet e ndryshme. Por e gjithë kjo ëshë fillestare”.
Më tej kryeministri shtoi se nuk do i prekin parametrat e buxhetit të shtetit.
“Nuk do i prekim parametrat e buxhetit vejtor. Ne nuk do marrim nga një anë nga populli dhe t’ja japim anës tjetër dhe në vitin 2020 do të realizojmë edhe domosdoshmërinë për të zhvilluar, dhe domosdoshmëtrinë për të rritur ekonominë”, tha ai.
Po ashtu Rama ritregoi edhe njëhere lagjet e reja që do të ndërtohen.
“Ndërtohen tre lagje: Njëra në Kombinat, njëta tek 5 Maji dhe tjetra tek ish uzina e autotrafktoreve.
Me Laçin do fillojmë menjëherë dhe brenda pak kohe, shpresojmë shumë që në mars të jemi në kantier. Së shpejti fillojmë edhe me ish Uzinën projektimin.
Paralelisht po punojmë për projektin e riparimit, ka shumë godina të dmëtuara që kërkojnë riparim. Po nga ky program do të financojmë të gjithë pastrimin”, tha shefi i qeverisë.