LAJM I FUNDIT/JU LUTEM LARGOHUNI! Dalja e lumit Vjosa nga shtrati çështje 4-5 orësh (VIDEO)

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave bën thirrje për evakuim sa më parë të  banorëve që ndodhen të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje të pothuajse 4 deri 5 orëve.Ministria e Mbrojtjes deklaron se  kontigjenti prej 80 efektivesh i komandes mbeshtetese te FA jane nisur drejt Fierit e Vlores. Edhe ministrja Xhaçka është nisur me ta.Raportimi i Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave  i ores 12:00 Situata e reshjeve ka vijuar të rëndohet sidomos në jug të vendit.Autoritetet shtetërore po kanë vijuar përforcimin kapaciteteve njerëzore dhe teknike në zonat më të rrezikuara, kryesisht në pjesën e poshtme të pellgut të lumit Vjosë, qarqet Fier dhe Vlorë.Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë.Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje të pothuajse 4 deri 5 orëve.Të gjitha kapacitet hoteliere dhe kapacitet e transportit publik e privat në qarqet Fier dhe Vlorë duhet të bashkëpunojnë për të marrë pjesë të organizuar në evakuimin e qytetarëve të prekur.Shtabet e emergjencave në këto qarqe janë udhëzuar që, në zbatim të ligjit, të marrin masa për të angazhuar të gjitha kapacitetet publike e private në përballimin situatës.Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje të gjithë subjekteve private për të kontaktuar me shtabet përkatëse të emergjencës pranë prefekturave dhe për të vënë të gjitha kapacitet e tyre në shërbim të interesit të lartë publik, shpëtimit të jetës së qytetarëve që janë të rrezikuar nga përmbytja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT