Akademiku i njohur Qosja: Isa Mustafa do të duhej të ishte në gjyq, Isa Mustafa, është urdhërues i vrasjes së 30 studenteve në protestat e viteve 90-ta

Akademiku i njohur, Rexhep Qosja, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Isa Mustafa, për të cilin tha se duhet të ishte në gjyq, ngase kur ai ishte pjesë e qeverisjes së dikurshme u urdhërua vrasja e 30 studenteve në protestat e viteve 90-ta.

Duke komentuar krizën politike që ka përfshirë prej muajsh Kosovën dhe protestat e opozitës, Qosja lëshon akuza të ashpra ndaj kryeministrit Isa Mustafa, për të cilin thotë se duhet të ishte në gjyq si urdhërues i vrasjes së 30 studenteve në protestat e viteve 90-ta.

“Qeveria në të cilën ka qenë ky njeri ka urdhëruar policinë që t’i shuajë demostratat e studentëve në vitin 1989 dhe 1990, dhe janë vrarë 32 studentë dhe 70 të plagosur. Kjo është statistika që kanë dhënë zyrtarët, jo unë. E vërteta mund të jetë shumë më tragjike”, tha Qosja.

Akademiku Qosja ka thënë se protestat gjithë popullore të japin përshtypjen kundër kësaj prishtësie që zotëron në jetën shqiptare sot por si duket kjo opozitë kam drojën se nuk ka fuqi. Opozita protestën e ardhshme e organizojë më 26 mars, ku ftohën shpirtrat dhe lypin rrugëdalje të tjera.

“Shtrojë pyetjen që mos po ç’kompozohet kjo opozitë që e fillojë organizimin e një lëvizje që premtonte që për herë të parë po ballafaqohemi me vetveten”, ka thënë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT