Tatimet dhe bankat, taksojnë fondet për bamirësinë!

Disa miliona euro rezultojnë të grumbulluara deri më tani nga disa shoqata bamirësie, për të prekurit nga tërmetet që po godasin vendin pa pushim prej orëve të para të së martës dhe vijojnë të shtohen.

E pas këtij momenti kalojmë tek një fazë tjetër shpërndarja në të mira materiale për banorët e prekur, por fatkeqësisht jo e gjithë shuma do të shkojë për ta.

Teksa mijëra njerëz kanë dhënë kontributin e tyre për ata që janë në nevojë, Bankat janë të parat që do të përfitojnë financiarisht nga transanksionet përmes “taksimit” që ato vendosin përmes komisioneve.

Por një tjetër taksim, këtë herë nga shteti, bëhet edhe për atë që nuk ka mundësi të dhurojë mijëra euro, por 100 lek përmes atij mesazhi që dërgohet në numrin 142 me tekst “help”. Pasi shuma që qytetarët do nxjerrin nga xhepi do të jetë 100 lekë, por jo e gjitha do të shkojë atje ku është nevoja, pasi një pjesë do të zbritet si TVSH.

Ndoshta bankat dhe shteti duhen të ndryshojnë edhe rolin e tyre, që të paktën për këtë rast të mos shikojnë përfitimet financiare që do të vijnë nga këto transaksione për të sensibilizohen si ata që kush më pak dhe kush më shumë kanë dhuruar disa miliona euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT